
Portieri i Kombëtares U-21 Klidman Lilo është duke zhvilluar paraqitje bindëse tek ekipi i OFI-t të Kretës në Superligën greke. Janë pikërisht mediat në këtë shtet që janë “frymëzuar” nga rritja e performancës së shqiptarit, duke i kërkuar federatës helene për t’i bërë kërkesë të përfaqësojë Greqinë.
Lilo ka lindur në Athinë dhe ka të drejtë të “transferohet” te fqinjët tanë. Portieri shqiptar është 22-vjeç dhe ka bërë debutimin me Kombëtaren U-21 më 20 nëntor të vitit 2022.
Në harkun e 3 viteve, Klidman Lilo ka mbetur në “pix-stop”, pra nuk ka arritur të ngjitet te grupi i Silvinjos. Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë në ditët vijim, nëse portieri kuqezi do të bëjë “tradhtinë” e madhe apo do të vijojë të pres shansin e tij tek ekipi i parë i Shqipërisë.
Lini një Përgjigje