TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2025, 17:33

U përfol si pasuesi i Guardiolës te Mançester Siti, reagon Enzo Mareska

Shkruar nga Pamfleti

U përfol si pasuesi i Guardiolës te Mançester Siti, reagon Enzo

Enzo Mareska ka sqaruar të ardhmen e tij, duke hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me pankinat e Mançester Sitit dhe Juventusit.

Në prag të ndeshjes së Premier Ligës kundër Njukasëllit, trajneri i Çelsit foli në konferencën për shtyp, duke theksuar se zërat për një largim të mundshëm janë të pabazuar.

Nuk më shqetëson fare sepse e di që janë 100% spekulime. Nuk ka kohë për gjëra të tilla tani, sidomos pasi kam një kontratë këtu deri në vitin 2029. Vëmendja ime është vetëm te ky klub dhe jam shumë krenar që jam këtu”, u shpreh Mareska, duke iu referuar thashethemeve se mund të ishte pasuesi i Pep Guardiolës te Mançester Siti.

Trajneri italian komentoi edhe zërat që e lidhin me Juventusin, klub ku ka luajtur si futbollist në fillim të viteve 2000. “Janë vetëm spekulime. Një javë më parë në Itali flitej për Juventusin, por nuk i kushtoj vëmendje sepse e di që nuk është e vërtetë. Nuk është puna ime dhe nuk më intereson fare”, shtoi ai.

I pyetur nëse mund t’u premtonte tifozëve se do të qendrojë te Çelsi edhe sezonin e ardhshëm, Mareska ishte i qartë: “Sigurisht që po. Kam kontratë deri në vitin 2029 dhe gjithçka tjetër është vetëm spekulim. Jam i përqendruar vetëm te ndeshja me Njukasëllin dhe në punën time.

Deklaratat e Mareskës vijnë në një moment delikat të sezonit, ndërsa Çelsi synon vazhdimësi dhe rezultate pozitive në Premier Ligë.

 

enzo mareska trajneri i çelsit mançester siti

Lini një Përgjigje