
Bërnli do të luajë në transfertë ndaj Bërnmuthit, duel ky që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00, me ekipet që sfidohen në “Stadium Vitality”. Një përballje shumë e luftuar, por mjaft delikate do të jetë për trajnerin e Bërnlit.
E ardhmja e Skot Parker është në “fije të perit” për shkak të rezultateve jo pozitive në kampionat dhe kjo ka “lëkundur” shumë stolin e tij. Por tashmë si për “ironi” të fatit, e ardhmja e trajnerit të skuadrës angleze mund të “varet” edhe nga këmbët e Armando Brojës.
Sulmuesi shqiptar sipas mediave angleze, saktësisht sipas “Sportsgambler.com” bëhet me dije se do të jetë sërish titullar ditën e nesërme. Liderit të Kombëtares shqiptare, Parker do t’i besojë repartin e sulmit, ndërsa pret “shpërthimin” e Brojës për të çuar ekipin drejt fitores.
Një 90-të minutësh mjaft delikat, i cili për Parker do të jetë si një “bombë me sahat”, e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment. Ndërkohë nga krahu tjetër Broja “thirret” në aksion dhe tashmë gjithë shpresat do të jenë varuar te këmbët e tij.
Kujtojmë se Broja ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit me ekipin e tij në Premier Ligë. Megjithatë, Bërnli s’është aspak në pozita të mira, pasi mban vendin e 19 në Premier Ligë.
Formacionet e mundshme:
Bërnmuth (4-2-3-1): Xhorxhe Petroviç, Adam Smith, Bafode Diakite, Markos Senesi, Adrien Trufert, Aleks Skot, Markus Tavernier, Antoin Semenjo, Xhastin Klaivert, Aleks Himenez, Evanilson.
Bërnli (4-3-3): Martin Dubravka, Xho Uorrall, Hjalmar Ekdal, Maksim Esteve, Kuilindshi Hartman, Lesli Ugoçukvu, Xhosh Kulen, Florentino, Lom Çaouna, Armando Broja, Jacob Bran Larsen.
Lini një Përgjigje