TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2025, 22:55

Liga e Konferencës/ Drita dhe Shkëndija bëjnë historinë, 2 ekipet shqiptare sigurojnë “play off”-in dhe janë në garë për raundin e 1/16

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Drita dhe Shkëndija bëjnë

Drita dhe Shkëndija e Tetovës kanë bërë historinë në ndeshjet e luajtura sot në Ligën e Konferencës. 2 ekipet shqiptare kanë siguruar fazën “play off” në kompeticionin e tretë për nga rëndësia në Europë.

Edhe pse është mposhtur në Madrid nga Rajo Vajekano me rezultatin e pastër 3-0, skuadra kosovare ia ka dale të sigurojë “play off”-in.

Për ekipin e Ivan Balliut golat u shënuan nga Florian Lejeun në minutën e 33,Gerard Gumbau në minutën e 66 dhe Alfonso Espino në minutën e 83.

Ndërkohë në Qipro, Shkëndija e Tetovës ka rezistuar për 83 minuta me 10 lojtarë përballë qipriotëve të AEK Larnaca, por nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv, pasi maqedonasit janë mundur me rezultatin minimal 1-0. Vendasit gjetën golin në minutën e 43, por për fatin e mirë të tetovarëve, goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, për pozicion jashtë loje.

Heroi i qipriotëve ishte Karol Angielski me golin e realizuar në minutën e 83.

Në minutën e 53, Shkëndija e Tetovës mbeti me 10 lojtarë, pasi Liridon Latifi u ndëshkua me kartonin e kuq.

Me këto rezultate, Drita renditet në vendin e 21 me 8 pikë, ndërsa Shkëndija e Tetovës mban vendin e 23 me 7 pikë. 2 ekipet shqiptare shkojnë kështu në “play-off”-in e Ligës së Konferencës për një biletë për raundin e 1/16-ve.

drita shkëndija e tetovës liga e konferencës

Lini një Përgjigje