TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2025, 22:27

Miliona euro përplasin Trabzonsporin dhe Beshiktashin, “luftë” për Ernest Muçin dhe një version i ri

Shkruar nga Pamfleti

Miliona euro përplasin Trabzonsporin dhe Beshiktashin,

Ernest Muçi ia doli që në pak kohë të fitojë zemrat e tifozëve të Trabzonsporit. Tashmë kërkohet nga klubi turk, që të blejë kartonin e tij nga Beshiktashi.

Beshiktashi dhe Trabzonspori kanë një “luftë” në distancë. Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, deklaronte më parë: “Nëse trajneri e dëshiron Muçin, do të nënshkruajmë me të. Tarifa e transferimit është 5.5-6 milionë euro”.

Në anën tjetër, presidenti i Beshiktashit duket se u përgjigj dje. Serdar Adali deklaroi: “Çmimi në kontratën e Muçit është i fiksuar, ne nuk do negociojmë”.

Diçka mbetet e paqartë, pasi deri tani është treguar shuma 8.5 milionë euro që do të shërbente për blerjen. Ndërkohë një version i ri, e tregon shumën totale. Kështu duke zbritur transferimin 1 milion euro dhe pagën, del pjesa tjetër të cilën përmendi presidenti i Trabzonsporit.

Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në vazhdim. Fakt është se te Beshiktashi nuk shfaqen të gatshëm për të negociuar, pasi vetë shpenzonin 10 milionë euro te Legia e Varshavës.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje