TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2025, 21:03

Sfida e Serisë A zhvendoset në kontinent tjetër, lajmin e konfirmon presidenti

Shkruar nga Pamfleti

Sfida e Serisë A zhvendoset në kontinent tjetër, lajmin e

Ezio Simoneli, presidenti i Serisë A, ka konfirmuar se Milan-Komo do të luhet në Australi. Ndeshja e kampionatit italian do të marrë jetë më 8 shkurt në Perth.

Milan–Komo do të luhet në Perth, sipas programit. Kolina më ka dhënë garanci të mëdha për arbitrat aziatikë. Kjo na ka qetësuar dhe është një kusht që do ta pranojmë.

Pengesa që ekzistonte e kemi kapërcyer. Dje jemi takuar me Infantinon. Kolina më ka dhënë garanci të plota për arbitrat. Prandaj do ta pranojmë këtë kusht. Ajo që ishte pengesë, e kemi kaluar falë Kolinës. Do të ketë arbitra aziatikë të besueshëm”, u shpreh Simoneli.

Këto fjalë para ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës me Napolit dhe Milanit, largojnë dyshimet. Një takim i cili po ashtu po luhet jashtë Italisë, pikërisht në Arabi.

 

milan komo seria a

Lini një Përgjigje