
Në Riad, në Arabinë Saudite është zhvilluar gjysmëfinalja e parë për Superkupën e Italisë, që luhet tashmë në formatin e “Final Four”, ku Napoli u përball me Milanin. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte fitoi 2-0, duke siguruar biletën për finalen e madhe të hënën, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Inter-Bolonja.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 38, ku një top i Rasumus Hojlund brenda në zonë, komplet i zotërueshëm nga Majk Menjo, por francezi u tregua i pavëmendshëm dhe i shpëtoi topi nga duart, aty përfitoi David Neres, i cili e dërgoi në rrjetë dhe kaloi Napolin në avantazh. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për napolitanët.
Napoli realizoi golin e dytë dhe të sigurisë në minutën e 64, ku Rasmus Hojlund pas një pasimi perfekt të marrë nga Leonardo Spincola dhe pasi kaloi De Uinter, dërgoi topin në portën e Menjo.
Rezultati final 2-0 për Napolin, që qendron ende në Arabinë Saudite për finalen e madhe, Milani kthehet në shtëpi.
Lini një Përgjigje