TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2025, 15:42

Asllani shpërblehet për golat e shënuar, bomberi shqiptar vendos rekord të jashtëzakonshëm

Shkruar nga Pamfleti

Asllani shpërblehet për golat e shënuar, bomberi shqiptar vendos

“Transfermarkt” mbetet i specializuar për vlerësimet ndaj futbollistëve. Së fundmi bie në sy përditësimi për Fisnik Asllanin. Bomberi shqiptar me vlerën 30 milionë euro, bëhet më i vlerësuari në treg për Kosovën.

Rritja e tij prej 12 milionë eurosh nga hera e fundit është e jashtëzakonshme. Shkak për këtë është bërë forma me Hofenheimin në Bundesligë.

Pas Fisnik Asllanit, Zhegrova dhe Avdullahu janë dy futbollistët e tjerë më të vlerësuar shqiptarë. Në krye të listës së Kombëtares kuqezi ndërkohë qendron Kristjan Asllani me vlerën 13 milionë euro.

Së fundmi bie në sy rënia e Armando Brojës. Ky i fundit më parë vlerësohet 14 milionë euro, ndërsa tashmë vetëm 10 milionë euro. Për të gjithë botën e futbollit, Ardon Jashari është futbollisti shqiptar që mban shifrën 32 milionë euro.

Asllani shpërblehet për golat e shënuar, bomberi shqiptar vendos

fisnik asllani sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje