TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2026, 19:40

“Vendimi i duhur”, Bajerni zyrtarizon të ardhmen e Manuel Nojer me pamjet emocionuese ndër vite (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Vendimi i duhur”, Bajerni zyrtarizon të ardhmen e Manuel Nojer
manuel nojer

Manuel Nojer do të vijojë të mbrojë portën e Bajernit të Mynihut edhe për dy vite të tjera. Klubi bavarez ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me portierin gjerman deri në vitin 2027, duke i dhënë fund aludimeve se ky mund të ishte sezoni i fundit i tij në futbollin aktiv.

Edhe pse në fillim të sezonit u mendua se palët do të ndaheshin në fund të kampionatit, situata ndryshoi në javët e fundit dhe drejtuesit e Bajernit vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin me një nga figurat më të rëndësishme të historisë së klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Nojer është pjesë e Bajernit të Mynihut që prej vitit 2011 dhe konsiderohet tashmë një legjendë e klubit. Bavarezët publikuan në rrjetet sociale pamje emocionuese nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij me fanelën e skuadrës gjermane.

40-vjeçari ka fituar gjithçka me Bajernin gjatë më shumë se një dekade në Mynih. Në këtë sezon ai është aktivizuar në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa në 11 prej tyre e ka mbajtur portën të paprekur. Vetëm në kampionat, Nojer numëron 21 paraqitje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Pas firmës mbi kontratën e re, portieri gjerman u shpreh i lumtur për vendimin e marrë.

Jam jashtëzakonisht i lumtur. M’u desh pak kohë për të vendosur, sepse nuk doja të nxitoja. Ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua, por edhe për klubin dhe ekipin tonë. Tani jam i bindur se ky është vendimi i duhur”, deklaroi Nojer.

manuel nojer portieri gjerman bajern mynih

Lini një Përgjigje