Gabriel Ramaj ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e sotme të Atalantës U-20 përballë Juventusit U-20, e vlefshme për javën e fundit të kampionatit italian të të rinjve.
Mbrojtësi i Shqipërisë U-21 u dëmtua pas një dueli me një lojtar të Juventusit, ndërsa u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 22-të të takimit. Ramaj mban edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Atalantës U-20.
Sfida përfundoi me fitoren 3-0 të Juventusit U-20, rezultat që i mohoi Atalantës mundësinë për të siguruar një vend në fazën “play-off” për titullin kampion.
Vetëm dy javë më parë, Ramaj festoi me Atalantën U-20 triumfin në Kupën e Italisë për të rinj.
Lini një Përgjigje