TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2026, 20:43

“Realit i janë mohuar 7 tituj”, Barcelona dërgon Florentino Perez në gjyq dhe jo vetëm

Shkruar nga Pamfleti
“Realit i janë mohuar 7 tituj”, Barcelona dërgon
laporta-perez

Konferenca e papritur për shtyp e presidentit të Realit të Madridit ka shkaktuar reagime të forta në futbollin spanjoll. Florentino Perez deklaroi se klubit madrilen i janë mohuar padrejtësisht shtatë tituj kampionë, ndërsa qendrimi i tij u mbështet edhe nga trajneri Alvaro Arbeloa.

Pas deklaratave të presidentit të Realit reagoi menjëherë Barcelona, duke bërë të ditur se po e ndjek me vëmendje situatën. Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, klubi katalanas po përgatit veprime ligjore ndaj Perezit, ndërsa padia mund të përfshijë edhe persona të tjerë të lidhur me këto deklarata.

Akuza e bërë nga Perez u konsiderua e rëndë dhe, megjithëse pa përmendur drejtpërdrejt Barcelonën, mesazhi u interpretua qartë si një sulm ndaj rivalëve katalanas. Barcelona vjen pas fitimit të titullit kampion në La Liga, duke dominuar garën dhe duke e siguruar trofeun pa diskutime në javët e fundit të sezonit.

Në krahun tjetër, Reali i Madridit po përjeton një nga periudhat më të vështira sportive të viteve të fundit. Për të dytin sezon radhazi, madrilenët e mbyllën edicionin pa fituar asnjë trofe, një situatë e rrallë në historinë e klubit.

florentino perez presidenti i realit barcelona

Lini një Përgjigje