TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2026, 17:03

Rezultati zhgënjyes ndaj Katarit shkakton kaos te Zvicra, shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka

Shkruar nga Pamfleti
Rezultati zhgënjyes ndaj Katarit shkakton kaos te Zvicra, shkak bëhet
Granit Xhaka

Atmosfera në kampin e përfaqësueses së Zvicrës nuk duket aspak e qetë pas barazimit 1-1 ndaj Katarit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Sipas raportimeve të gazetës zvicerane “Blick”, në qendër të vëmendjes është vendosur kapiteni Granit Xhaka dhe reagimi i tij pas rezultatit zhgënjyes.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane nuk e fshehu pakënaqësinë pas ndeshjes, duke kërkuar më shumë përqendrim dhe përgjegjësi nga skuadra. Megjithatë, qendrimi i tij kritik është interpretuar nga disa si faktor që mund të ndikojë negativisht në atmosferën brenda ekipit.

Ka shumë për të folur, por tani duhet të veprojmë. Ndoshta po na mashtron fakti që mendojmë se do ta kalojmë lehtësisht fazën e grupeve, por nuk mund të mendosh kështu. Përndryshe shkon në shtëpi pas tre ndeshjesh. Duhet të zgjohemi. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për të gjithë ne”, deklaroi Xhaka.

Sipas “Blick”, disa futbollistë nuk e kanë pritur mirë tonin e kritikave të kapitenit, duke shfaqur pakënaqësi ndaj komenteve të tij pas ndeshjes.

Xhaka njihet prej vitesh si një nga liderët kryesorë të Zvicrës dhe një figurë me ndikim të madh në fushë. Megjithatë, mediat zvicerane vlerësojnë se në këtë rast mënyra e komunikimit të tij jashtë fushës ka sjellë diskutime dhe reagime të ndryshme brenda grupit.

Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në përgatitjet e Zvicrës për ndeshjet e ardhshme, ku skuadra synon të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të turneut.

granit xhaka kapiteni i zvicrës kupa e botës

Lini një Përgjigje