TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2026, 15:13

Realizoi “hattrick” kundër Algjerisë, Mesi shpërthen në lot: Qava për diçka që nuk ka lidhje me futbollin

Shkruar nga Pamfleti
Realizoi “hattrick” kundër Algjerisë, Mesi shpërthen
Lionel Mesi

Lionel Mesi përjetoi emocione të forta në ndeshjen debutuese të Argjentinës kundër Algjerisë, ku shkëlqeu me një tripletë historike në prag të 39-vjetorit të lindjes së tij.

Menjëherë pas golit të parë, kapiteni argjentinas nuk arriti t’i mbante lotët, duke fshirë sytë me fanellë. Emocionet e tij u reflektuan edhe në pankinë, ku trajneri Lionel Skaloni u pa po aq i prekur nga momenti.

Pas ndeshjes, Mesi sqaroi se reagimi i tij emocional nuk kishte lidhje me futbollin apo me arritjet personale në fushë.

Qava pas golit të parë, por ishte diçka krejtësisht jashtë futbollit. Kam kaluar disa ditë të vështira. I jam mirënjohës të gjithë delegacionit dhe shokëve të skuadrës, sepse kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë dhënë shumë forcë”, deklaroi ai në konferencën për shtyp.

Ylli i Argjentinës zbuloi gjithashtu se gjatë kësaj periudhe ka ndjekur një dokumentar kushtuar legjendës së tenisit, Rafael Nadal, të cilin e konsideron një shembull frymëzues të qëndrueshmërisë dhe rezistencës përballë vështirësive.

Sipas raportimeve të mediave argjentinase, periudha e vështirë e përmendur nga Mesi mund të lidhet me dëmtimin që ai pësoi në fund të muajit maj, një problem që ngriti pikëpyetje mbi gatishmërinë e tij fizike për Kupën e Botës.

Megjithatë, sulmuesi u rikthye si titullar dhe dha menjëherë sinjale pozitive, duke udhëhequr Argjentinën me tre gola. Pas realizimit të parë, ai duket se la pas shqetësimet e javëve të fundit për t’u fokusuar te turneu, që pritet të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij.

lionel mesi sulmuesi i argjentinës kupa e botës

Lini një Përgjigje