TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2026, 15:36

Short “ferri” për Elbasanin dhe Vllazninë në raundin e dytë të Ligës së Konferenës, Dinamo ëndërron mrekullinë

Shkruar nga Pamfleti
Short “ferri” për Elbasanin dhe Vllazninë në raundin
Skuadrat shqiptare në Ligën e Konferencës

Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, nëse arrijnë të sigurojnë kalimin nga ndeshjet e raundit të parë.

Shorti i hedhur nga UEFA nuk rezultoi i favorshëm për disa prej përfaqësueseve shqiptare. Vllaznia, në rast se eliminon Malishevën e Kosovës në turin e parë, do të përballet me skuadrën skoceze Hibernian FC në raundin e dytë.

Një sfidë po aq e vështirë e pret edhe AF Elbasanin. Verdheblutë, nëse arrijnë të kalojnë BATE Borisov, do të kenë përballë ekipin zviceran FC Sion.

Ndërkohë, Dinamo Siti, në rast se eliminon Astanën, do të ndeshet me fituesin e çiftit FC Sherif (Moldavi) – NK Aluminij (Slloveni) në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Situata e Egnatias paraqitet disi ndryshe. Kampionët e Shqipërisë do të përballen fillimisht me Petrokubin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Nëse arrijnë të kalojnë skuadrën moldave, do të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League. Në rast eliminimi, Egnatia do të zbresë në Ligës së Konferencës, ku në turin e dytë do të përballet me humbësin e çiftit FK Borac Banja Luka – Levski Sofia.

Skuadrat e Abissnet Superiore mësuan fillimisht kundërshtarët e turit të parë të Ligës së Konferencës, ndërsa më pas u njohën edhe me skenarët e mundshëm për raundin e dytë, në varësi të rezultateve të ndeshjeve të para.

Ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të UEFA Ligës së Konferencës janë planifikuar të zhvillohen më 23 dhe 30 korrik.

Shorti i raundit të dytë të Ligës së Konferencës:

Humbësi i Borak – Levski Sofia vs Humbësi i Petrokub – Egnatia

Fituesi i Sherif Tiraspol – Alumini vs Fituesi i Dinamo – Astana

Fituesi i Elbasani – Bate Borisov  vs Sion

Fituesi i Vllaznia – Malisheva vs Hibernian(Skoci)

Humbësi i Floriana – Shamrok vs Humbësi i Kauno Zalgiris – Drita

Lugano – Dukagjini

Fituesi i Ballkani – Konah’s Kuai Nomads vs Fituesi i Bohemian – St. Joseph’s

NK Bravo vs Fituesi i Europa – Shkëndija

Fituesi i Deçiç – Liepaja vs Austria Vien

elbasani dinamo vllaznia liga e konferencës

Lini një Përgjigje