Trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, ka dalë në mbrojtje të Kristiano Ronaldos pas kritikave që kanë shoqëruar mundësinë e përfshirjes së sulmuesit veteran në Kupën e Botës 2026.
Një pjesë e tifozëve kanë shprehur dyshime nëse 40-vjeçari meriton ende një vend në përfaqësuese për turneun e ardhshëm botëror. Megjithatë, tekniku spanjoll bëri të qartë se kriteri kryesor për grumbullimin e lojtarëve mbetet performanca aktuale dhe jo mosha apo reputacioni i tyre.
“Ne vlerësojmë vetëm atë që ndodh në moment. Vendimet merren nga ndeshja në ndeshje dhe fokusi është gjithmonë te performanca e radhës. Kush e kryen më mirë detyrën në fushë, ka më shumë mundësi të luajë”, deklaroi Martínez.
Trajneri portugez foli gjithashtu për ndryshimet që ka sjellë futbolli modern, duke theksuar rëndësinë e gjithë skuadrës për shkak të rregullit të pesë zëvendësimeve.
“Sot mund të ndryshosh pesë lojtarë gjatë ndeshjes dhe kjo e bën shumë të rëndësishëm edhe ekipin që futet nga stoli”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje