Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
Deputetja Marjana Koçeku deklaron se është kërcënuar nga krimi, por Policia e Shtetit thotë se deri tani nuk ka asnjë kallëzim zyrtar nga ana e saj.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka proceduar 16 protestues dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për pengim qarkullimi dhe prishje të rendit publik gjatë tubimeve në sheshin “Skënderbej”.
Në zhvillime të tjera, GJKKO ka lënë në burg Florjan Musajn, të arrestuar në një operacion të SPAK ndaj një grupi të dyshuar kriminal, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim.
Në gjyqin ndaj Laert Haxhiut, i penduari Artan Tafani ka dëshmuar për planifikimin e një vrasjeje për shkak hasmërie dhe konflikte pronësie.
Në Tiranë është arrestuar një 41-vjeçar i armatosur, i kërkuar për plagosje të dyfishtë në Paskuqan, ndërsa në Fushë Arrëz një çift është dhunuar brutalisht pas dyshimeve për një operacion antidrogë.
Vijojnë gjithashtu kërkimet për një 37-vjeçar të zhdukur në liqenin e Ulzës.
Në arenën ndërkombëtare, autoritetet greke dhe italiane kanë goditur rrjete të trafikut të drogës me disa arrestime dhe sekuestrime të mëdha.
Lini një Përgjigje