TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Qershor 2026, 16:38

Dokumenti/ “Beu” i Bashkisë-Krujë, Artur Bushi, i jep 8 tenderë brenda 1 dite, Besnik Bamit

Shkruar nga Pamfleti
Dokumenti/ “Beu” i Bashkisë-Krujë, Artur Bushi, i jep 8
Besnik Bami me Sali Berishën /

Më 15 qershor 2026, kryebashkiaku i Krujës shpalli 8 tenderë me vlera 430-600 mijë euro secili – të gjithë i mori 'Bami Holding' i Besnik Bamit, me 100% të fondit limit. Bamit, i skeduar në SPAK për rreth 100 milionë euro tenderë me 'Flamur të Kuq', pastrim parash të qeveritarëve e trafikantëve, i është dashur vetëm një ditë për të marrë gjithçka...

Modelin e kryeministrit Edi Rama, që fondet publike ua shpërndan klientëve të tij dhe të Sali Berishës, po e zbaton dhe Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, prej të cilëve, sipas dosjes që ka në SPAK, ai merr pjesën në çdo tender.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 15 qershor 2026, kryebashkiaku Artur Bushi ka shpallur zhvillimin e 8 tenderëve në një ditë, për investime me objekt asfaltimin e rrugëve në disa fshatra të njësive administrative të Bashkisë së Krujës.

Të 8 tenderët ia ka dhënë kompanisë "Bami Holding" të Besnik Bamit nga Nikla, oligark ndërtimi i krijuar nga Sali Berisha dhe i fuqizuar nga Edi Rama gjatë 13 viteve, me tenderë, ankande, koncesione, leje e troje publike për kulla dhe resorte, por është financues i të dyve.

Dokumenti/ “Beu” i Bashkisë-Krujë, Artur Bushi, i jep 8

Lidhja klienteliste financiare e ndërtuesit Besnik Bami me dy sundimtarët e politikës dëshmohet dhe nga 8 tenderët e rrugëve me vlera nga 430-600 mijë euro pa TVSH, që kryebashkiaku socialist i Krujës, Artur Bushi, ia dha brenda 1 dite me paracaktim dhe me 100% të fondit limit.

Tetë tenderët që iu dhanë në një ditë:

·  Tenderi i parë është me objekt kontrate: Sistemim-asfaltim i rrugës "Paplyce" në Nikël.

·  Tenderi i dytë është me objekt kontrate: Sistemim-asfaltim i rrugës së "Stafëve" në Tapizë.

·  Tenderi i tretë është me objekt kontrate: Sistemim-asfaltim i rrugës së "Rrajave" në Nikël.

·  Tenderi i katërt është me objekt kontrate: Sistemim-asfaltim i rrugës së "Mujëve" në Qerrek.

·  Tenderi i pestë është me objekt kontrate: Sistemim-asfaltim i rrugës "Dikdaci" në fshatin Mazhë e Madhe të Njësisë Administrative Bubq.

·  Tenderi i gjashtë është me objekt kontrate: Sistemim-asfaltim i rrugës "Qendër" në fshatin Murqinë të Njësisë Administrative Bubq.

·   Tenderi i shtatë është me objekt kontrate: Sistemim-asfaltim i rrugës së Varrezave në fshatin Mazhë e Madhe të Njësisë Administrative Bubq.

·  Tenderi i tetë është me objekt kontrate: Sistemim-asfaltim i rrugës së "Sukthëve" në fshatin Bubq të Njësisë Administrative Bubq.

Ndërtuesi Besnik Bami, "figurë" kryesore në dosjen e SPAK-ut

Ndërtuesi Besnik Bami, pjesë e familjes së mirënjohur "Bami" nga Nikla, është subjekt i dosjes hetimore të SPAK-ut, si përfitues i rreth 100 milionë euro tenderë rrugësh, objektesh shtetërore e rindërtimi me "Flamur të Kuq".

Sipas hetimit, ai i ka marrë tenderët me paracaktim kundrejt ryshfeteve dhënë ministrave, drejtorëve e kryebashkiakëve dhe për financim të PS-së, por ka marrë dhe shumë leje ndërtimi e troje publike për kulla, pallate, resorte e ferma.

Në dosjen e SPAK-ut, Besnik Bami është skeduar dhe për pastrim parash të korrupsionit të qeveritarëve, të trafikantëve dhe vrasësve me pagesë, nëpërmjet aktivitetit të ndërtimit me kompaninë e tij "Bami Holding"./Pamfleti

besnik bami artur bushi 8 tenderë brenda ditës

Lini një Përgjigje