TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2026, 12:15

“The Special One” rikthehet në Bernabeu, Mourinho arrin marrëveshje me Real Madrid

Shkruar nga Pamfleti
“The Special One” rikthehet në Bernabeu, Mourinho arrin
Mourinho arrin marrëveshje me Real Madrid

Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, trajneri portugez José Mourinho ka arritur marrëveshje personale me Real Madrid për një kontratë që do ta mbante në “Santiago Bernabéu” deri në vitin 2028.

Raporti thekson se klubi madrilen tashmë është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit te Benfica, për ta rikthyer “The Special One” në kryeqytetin spanjoll.

Ky rikthim do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të futbollit europian, pasi Mourinho kishte drejtuar më parë madrilenët nga viti 2010 deri në 2013, periudhë në të cilën fitoi titullin e La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Emri i Mourinhos është lidhur shpesh me rikthime spektakolare gjatë karrierës së tij, por një rikthim te Real Madrid do të sillte sërish një figurë karizmatike dhe me eksperiencë të jashtëzakonshme në pankinën e “Los Blancos”.

Pas rikthimit të Zidane dhe më pas të Carlo Ancelottit, tani radha i takon sërish Mourinhos.

Kontaktet mes palëve kanë nisur prej javësh. Fillimisht, ideja u propozua nga agjenti Jorge Mendes në fund të muajit mars, por u refuzua nga drejtuesit madrilenë.

Megjithatë, situata sportive dhe tensionet në dhomat e zhveshjes së Realit ndryshuan gjithçka.

Rezultatet negative, atmosfera e rënduar dhe problemet e brendshme e bindën Florentino Pérez se Mourinho ishte alternativa më e mirë për të rikthyer disiplinën dhe stabilitetin në skuadër.

Edhe pse trajneri portugez ka mohuar publikisht kontaktet me Real Madrid, burime pranë klubit konfirmojnë se bisedimet kanë vazhduar prej tre javësh.

Mourinho ka qenë i kujdesshëm ndaj Benficës, klub që kishte kërkuar dy herë rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2027.

Tani gjithçka duket gati për rikthimin e “Special One” në stadiumin Santiago Bernabéu.

mourinho arrin marrëveshje me real madrid

Lini një Përgjigje