E ardhmja e trajnerit Ernest Gjoka në stolin e Skënderbeut mbetet ende e paqartë, pasi deri më tani nuk ka një reagim apo vendim zyrtar nga klubi korçar. Megjithatë, në mediat sportive kanë nisur të qarkullojnë aludime për emrin që mund ta zëvendësojë atë.
Sipas burimeve pranë klubit korçar, emri më i përfolur është ai i Ilir Dajës. Raportohet se trajneri 59-vjeçar mund të rikthehet te Skënderbeu, skuadër me të cilën arriti sukseset më të mëdha në karrierë, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2017-2018.
Megjithatë, këto pretendime janë mohuar nga burime pranë klubit të Dinamos. Sipas tyre, Daja nuk ka ndërmend të largohet nga “blutë” e kryeqytetit, skuadër me të cilën sapo fitoi Kupën e Shqipërisë dhe vijon të jetë në garë për titullin kampion në Superiore.
Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë trajneri apo nga klubet përkatëse lidhur me të ardhmen e tij.
Lini një Përgjigje