TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2026, 16:27

Gol nga ish-mesfushori i kombëtares U-21, por ekipi i tij mbetet jashtë “play off”-it (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Gol nga ish-mesfushori i kombëtares U-21, por ekipi i tij mbetet
tim civeja

Tim Civeja ishte protagonist për Sarbruken në javën e fundit të kampionatit, duke shënuar në sfidën dramatike ndaj Hansa Rostok, e fituar nga miqtë me rezultatin 3-4. Megjithatë, triumfi nuk i mjaftoi Hansa Rostok për të siguruar një vend në fazën “play-off” për ngjitjen në Bundesliga 2.

Skuadra e Sarbrukënit e nisi ndeshjen në disavantazh të dy golave, por reagoi në pjesën e dytë. Në minutën e 75-të, Tim Civeja dërgoi topin në rrjetë, duke përmbysur përkohësisht rezultatin në favor të vendasve.


Megjithatë, Hansa Rostok reagoi sërish dhe arriti të merte tri pikët në fund të takimit. Pavarësisht fitores, ekipi nuk arriti të festonte kualifikimin, pasi edhe rivalët e Esen triumfuan në transfertë ndaj Ulm, duke mbajtur vendin që të çon në “play-off”.

Për Tim Civejan, sezoni mund të konsiderohet pozitiv në aspektin personal. Mesfushori shqiptar e mbylli kampionatin me pesë gola dhe shtatë asiste, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Sarbrukënit gjatë këtij edicioni.

tim civeja sarbruken skuadra gjermane

Lini një Përgjigje