
Myrto Uzuni ka tundur rrjetën në Spanjë me Granadën. Sulmuesi kuqezi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij po fiton 0-1 në transfertë përballë Almerias. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur pikërisht me këtë rezultat.
Ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare që shënoi golin e tij dhe të vetmin e sfidës deri më tani. Goli i kësaj te shtunë u shënua në minutën e 45+1 dhe vlen shumë për sulmuesin, që ka shansin të bëhet golashënuesi më i mirë në histori. Me 44 realizime, Uzuni barazon golashënuesin më të mirë në histori te Granada, Jusuf El Arabi.
Ndryshe nga marokeni që ka shënuar këtë shifër golash në 134 takime, Uzuni ia ka dalë në sfidën e 102 të tij.
Uzuni vazhdon që të jetë një lider për skuadrën spanjolle. Përveç shiritit të kapitenit, beratasi vazhdon që të shënojë rregullisht duke i dhënë shpesh pikë të rëndësishme ekipit të tij.
Lini një Përgjigje