
Përfundon ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 15 të Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar në Kurbin, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Kofi. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 27, teksa pavarësisht rasteve të tjera nuk u shënua asnjë gol.
Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e 8 duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, ndërsa skuadra e Skënderbeut zbret në vendin e 9 në klasifikim me 13 pikë.
Egnatia ka mposhtur me rezultatin 3-1 Elbasanin në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores.
Dopieta e Regi Lushkjes ishte vendimtare për kampionët së bashku me golin e Jahaja, me mesfushorin që shënoi nga 1 gol për çdo pjesë, teksa 1 minuta para fundit shënoi për 3-1 Jahaja. Ndërkohë nga krahu tjetër verdhebliutë vazhdojnë të “dështojnë” për të gjetur fitoren, teksa goli i Lajthias vlejti thjesht për statistikë.
Pas kësaj fitoreje skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova shkon në kuotën e 26 pikëve, ndërsa ndodhet vetëm 1 pikë pas Partizanit që do të luajë nesër derbin e kryeqytetit me Tiranën. Sa i takon Elbasanit, verdheblutë mbeten në kuotën e 18 pikëve në vendin e 5 në klasifikim.
Lini një Përgjigje