TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 10:31

Dëmtohet Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares jep lajmin e keq: Këtu mbaron ky sezon për mua

Shkruar nga Pamfleti
Dëmtohet Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares jep lajmin e keq:
Jasir Asani

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka dhënë lajmin e keq për tifozët e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 29-vjeçari kuqezi ka njoftuar se ka pësuar një dëmtim dhe do të mbyllë vitin, teksa nuk do të jetë dot i gatshëm për ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Gwangju.

“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre”, shkruan Jasir Asani.

Dëmtohet Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares jep lajmin e keq:

 

kombetarja shqiptare jasir asani

Lini një Përgjigje