
Përfundojnë ndeshjet e orës 21:00 në Ligën e Europës. Mançester Junajtid ka triumfuar me përmbysje përballë Bodo Glimit, duke bërë që trajneri Amorim ta nisë më këmbën e mbarë aventurën europiane.
“Djajtë e Kuq” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e parë me Alehandro Garnaçon. Vendasit e panë veten në disavantazh, pasi norvegjezët përmbysën shifrat brenda 4 minutave. Në minutën e 19 barazuan rezultatin me Evjen në minutën e 19 dhe në minutën e 23, Zinkernagel ktheu në avantazh ekipin e tij.
Në përfundim të pjesës së parë, Junajtid barazoi shifrat me Hojlund. Heroi i “Djajve” ishte sërish Hojlund që në minutën e 50 të takimit vulosi shifrat përfundimtare në 3-2, duke i dhënë Mançesterit 3 pikët e arta.
Roma ka suprizuar Totenhemi në minuat e fundit të ndeshjes. Në minutën e 5, londinezët zhbllokuan ndeshjen me Son Heung Min në minutën e 5. Në minutën e 20, Evan Ndika barazoi shifrat për italianët, ndërsa Brenan Xhonson ishte ai që i dha Totenhemit fitoren e përkohsme Totenhemit. Kur mendohej se anglezët do të merrnin 3 pikët, kryeqytetasit barazuan shifart me Met Humels në minutën e 90+1.
Renxhërsi i Nedim Bajramit shkëlqen në transfertën e Nisës. Skocezët kanë triumfuar me “poker” 1-4 ndaj farncezëve, duke hipotekuar fitoren që në pjesën e parë, pasi realizuan 3 gola brenda 13 minutave.
Çudia më e madhe erdhi nga Spanja, ku Real Sociedad mposhti Ajaksin me rezultatin e pastër 2-0.
Lini një Përgjigje