TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2024, 20:52

Çelsi bën detyrën, Beshiktashi 'hutohet' nga lufta në Izrael, shkatërrohet Karabagu i Xhixhës, surprizon Lacio e Hysajt

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi bën detyrën, Beshiktashi 'hutohet' nga lufta

Janë mbyllur takimet e luajtura në orën 18:45 në Ligën e Europës. Spikat triumfi i Çelsit 0-2 në transfertën ndaj gjermanëve të Haidenhaim, me blutë që kryesojnë me pikë të plota.

Fitore të arta regjistruan edhe Kopenhagen, APOEL, Panathinaikos, Djugardes se Serse Bryzh. 

Shqiptarët nuk është se kanë patur një mbrëmje dhe aq të bukur.

Lacio e Hysajt nuk ka shkuar dot më shumë se 1 pikë ndaj ballkanasve të Ludogorets. Edhe pse legjionari nuk është në plan të italianëve, përsëri ata ishin favorit.

PAOK-u i ka dhënë leksion Herdi Prengës dhe letonezëve. Selanikasit nuk u druajtën dhe luajtën në sulm duke gjetur 2 gola dhe pikët.

Karabagu i Redon Xhixhës u shkatërrua 1-4, ku protagonist ishte shoku i Kvaratskhelias. Mikautadze arriti dopietë dhe mbylli llogaritë për ekipin francez të ish-it të Bajernit Toliso.

Beshiktashi, edhe pse në Stamboll u hutua dhe humbi 1-3. Ish-kolegu i Hysajt humbi 11 metërsh, ndërsa Muçi mungonte e kjo ndoshta ka sjell fat të keq.

lacio beshiktash paok çelsi liga e europës

Lini një Përgjigje