
PSG-ja nuk është dalluar kurrë për klub që ka durim në sukseset sportive. Klubi më i madh në Francë i ka vendosur një ultimatum trajnerit Luis Enrike.
Duke qenë se skuadra deri më tani nuk e ka pozicionuar veten as në 8 vendet e para dhe as në 16 pozicionet e mundshme për të luftuar për kualifikimin më tej në fazat me eliminim direkt në Champions League, në Paris kanë marrë një vendim.
Enrike duhet urgjentisht të bëjë ndryshime në mentalit dhe në përgatitjen e skuadrës, në mënyrë që PSG-ja të kalojë fazën e grupeve, ose do të shkarkohet menjëherë.
Mediat franceze raportojnë se kampionët në fuqi në vend të tij ka menduar të firmosë me legjendën e futbollit francez, ish-trajnerin e Realit të Madridit, Zinedin Zidan.
Lini një Përgjigje