TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2024, 17:56

Reali e “djallos” fare transfertën në Angli, autobusi i madrilenëve përplaset me një kamion në autostradë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Reali e “djallos” fare transfertën në Angli, autobusi i

Reali i Madridit ka përjetuar një natë të tmerrshme të mërkurën në darkë në Liverpul, ku është mundur nga vendasit me rezultatin 2-0 në Ligën e Kampioneve, pas një ndeshjeje për t’u harruar. Por edhe dita pas ndeshjes, nuk ka qenë aq e mirë.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë me shpejtësi foto dhe video të autobusit të madrilenëve, i cili është përplasur në autostradë në Angli, duke goditur nga pas një kamion.

Policia angleze ka konfirmuar se ka pasur një aksident, por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme, Për momentin bëhet e ditur se për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Por nuk ka informacione nëse në momentin e përplasjes kishte pjesëtarë të ekipit në autobus, apo ai po kthehej bosh drejt Spanjës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

reali i madridit champions league

Lini një Përgjigje