TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2024, 16:53

Të gjithë sy e veshë dhe kryqëzojmë gishtat për kualifikueset e Botërorit, Silvinjo “largohet” nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Të gjithë sy e veshë dhe kryqëzojmë gishtat për

Kombëtarja shqiptare fatkeqësisht nuk ia doli të siguronte qendrimin apo ngjitjen në Ligën A, teksa humbja me Ukrainën ishte fatale për kuqezinjtë. Kjo pasi kjo disfatë e rrëzoi Kombëtaren nga Liga B në Ligën C.

Paraqitjet e kuqezinjtëve në këtë edicion të Ligës së Kombeve sigurisht kanë zhgënjyer çdo tifozë. Tashmë të gjithë jemi sy e veshë dhe kryqëzojmë gishtat që shorti për kualifikueset e Kupës së Botës të jetë “bujar” me ne.

Teksa jemi në pritje të hedhjes së shortit, ku më 13 dhjetor goglat do të thonë fjalën e tyre në Zyrih, Silvinjo ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Braziliani ka vendosur të kalojë pak kohë me familjen, ndërsa do të jetë prezent në hedhjen e shortit të Zyrih.

Gjithashtu në janar do të rikthehet në Shqipëri për të nisur më pas punën për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 që do të nisin në muajin mars.

 

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare kualifikueset e kupës së botës 2026

Lini një Përgjigje