TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2024, 19:25

Skuadra shqiptare emocionon nga Gjermania në 112-vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra shqiptare emocionon nga Gjermania në 112-vjetorin e

Sot në këtë ditë feste si Dita e Pavarësisë ka ardhur një lajm tepër i gëzueshëm. Në këtë ditë të shenjtë të Shqiptarisë anembanë botës është themeluar një klub i ri shqiptar.

Bëhet fjalë për FC Besa në qytetin Essen të Gjermanisë. Ky ekip është ngritur rishtazi në shtetin perëndimor dhe më 28 nëntor feston edhe siparin e ngritjes edhe Ditën e Flamurit.

Kjo skuadër është risia më e  fundit në tregun e klubeve të diasporës shqiptare. Data normalisht që është një faktor që bie në sy, pasi është zgjedhur pikërisht simbolika e një dite simbol. Sokol Kolmaka tregon në rrjetet sociale se kjo datë është vendosur për arsye të asaj se çfarë përfaqëson.

FC Besa Essen e.V përfaqëson shqiptarët dhe vlerat e tyre. Skuadra mishëron frymën e bashkimit dhe ‘Besës’ nga merr dhe emërtimin. Besa është simboli i nderit e besnikërisë, virtyte të moçme shqiptare

fc besa skuadra shqiptare pavarësia e shqipërisë

Lini një Përgjigje