TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2024, 21:44

Golashënuesit më të mirë/ Trofeu “Gerd Myler” ndahet mes dy goleadorëve

Shkruar nga Pamfleti

Golashënuesit më të mirë/ Trofeu “Gerd Myler”

Herri Kejn dhe Kilian Mbape janë fituesit e trofeut “Gerd Myler”, si shënuesit më të mirë në periudhën gusht 2023 – korrik 2024.

Francezi shkëlqeu në radhët e PSG dhe kombëtares franceze, duke fituar kampionatin francez. Ndërkaq, me fanelën e Bajernit të Mynihut, Herri Kejn shënoi kuotën e 52 golave.

Pikërisht shifra e njëjtë e golave bëri që dyshja të arrinte të fitonte këtë trofe prestigjoz. Pavarësisht kësaj, Mbape refuzoi për të udhëtuar drejt Parisit, ashtu siç i gjithë klubi i Realit të Madridit në shenjë revolte për mos-respektimin sipas tyre nga UEFA.

kilian mbape herri kejn trofeu "gerd myler"

Lini një Përgjigje