
Cristiano Ronaldo i ka vendosur synim vetes që të arrij shifrën e 1.000 golave të shënuar në karrierën e tij si futbollist profesionist. Pavarësisht moshës së tij, CR7 vijon të prodhojë gola.
“Ylli” portugez ka arritur të shënojë sërish me fanellën e Al-Nassr, teksa mesditën e kësaj të premteje realizoi dy gola në fitoren 2-0 që skuadra e tij regjistroi në javën e 12-të të kampionatit arab të futbollit, Saudi Pro League, ndaj Damac.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë realizoi nga një gol në secilën pjesë fillimisht me anë të një 11-metërshi në minutën e 17’-të e më pas në minutën e 79’-të pas një asistimi fantastik nga ana e Boushal, duke e çuar në 915 numrin e golave total të shënuar përgjatë gjithë karrierës së tij futbollistike.
Sa i përket renditjes, skuadra e Al-Nassr ngjitet në kuotën e 25 pikëve, teksa pozicionohet 3 pikë larg Al-Hilal të vendit të 2-të dhe 5 pikë larg kryesusve të Al-Ittihad.
Lini një Përgjigje