TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 15:56

Mirlind Daku tund rrjetën në Rusi, një shqiptar asiston për sulmuesin kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku tund rrjetën në Rusi, një shqiptar asiston për

Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan po fiton përballë CSKA Moskë. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur në avantazhin minimal 0-1 për Rubin Kazan.

Goli erdhi pikërisht nga shqiptarët. Dardan Shabanhaxhaj ishte ai që asistoi, teksa rrugën e rrjetës e gjeti Mirlind Daku. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të sfidës deri më tani, në minutën e 43.

Kujtojmë që bomberi nga Gjilani është kthyer në një pikë kyçe për ekipin rus. Tashmë, Daku është një lider në repartin ofensiv, ku shpeshherë ka zgjidhur ndeshjet me golat e tij.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare dardan shabanhaxhaj

Lini një Përgjigje