TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 17:00

Formula 1/ Ferrari jashtë podiumit, MekLaren dominon në Katar dhe korr fitore të dyfishtë në garën sprint

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Ferrari jashtë podiumit, MekLaren dominon në Katar dhe korr

Piloti australian Oskar Piastri me MekLaren fitoi sot pasdite garën sprint të Formula 1 të zhvilluar në Katar. Një fitore që erdhi në kthesën e fundit, kur shoku i tij i skuadrës Lando Norris i la vendin e parë.

Një garë e dominuar nga Norris, që e nisi atë nga “pole position” dhe e ruajti kreun gjatë gjithë kohës, por në kthesën e fundit i dhuroi fitoren Piastrit. Podiumi u kompletua nga vendi i tretë i Xhorxh Rasëll me Mercedes.

Një fitore e dyfishtë e merituar për MekLaren, që merr pikë të rëndësishme për titullin kampion për konstruktorë, duke lënë pas Ferrarin, në vendet 4-5 me dy pilotët e saj, respektivisht Karlos Sainz e Sharls Lëklerk.

Dobët u paraqitën makinat Red Bull, me Maks Vershtapen që u klasifikua në vendin e tetë, pas Luis Hamilton (i gjashti) e Nicko Hulkenberg (i shtati). Ndërsa Serxhio Perez u klasifikua i fundit me makinën tjetër Red Bull.

oskar piastri formula 1 lando norris

Lini një Përgjigje