TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 16:16

Barcelona në krizë rezultatesh, katalanasit bëjnë “harakiri” në shtëpi dhe i japin shansin Realit për kreun

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona në krizë rezultatesh, katalanasit bëjnë

Barcelona pësoi një humbje të befasishme 1-2 në shtëpi nga Las Palmas. Ndeshja e La Liga-s, që u zhvillua në “Estadi Olímpic”, pati një pjesë të parë të tensionuar, ku Barça u shfaq më shumë pranë portës kundërshtare dhe golit, përfshirë goditjen e traversës nga Rafinja, para pushimit mes dy pjesëve të lojës.

Pjesa e parë, gjithsesi, u mbyll pa gola. Las Palmas zhbllokoi ndeshjen në minutën e 48, me Sandro Ramirez, pas një asistimi të mirë nga Kirian Rodrigez. Barcelona reagoi dhe barazoi në minutën e 60, me anë të Rafinjës, falë një goditjeje të fuqishme nga jashtë zone.

Megjithatë, Las Palmas riktheu avantazhin në minutën e 66, kur Fabio Silva shënoi pas një asistimi të Javi Munjoz. Pavarësisht disa tentativave dhe shanseve reale nga Barcelona, përfshirë goditjen nga Lamin Jamal dhe Rafinja, katalanasit nuk mundën të gjenin gol tjetër.

Las Palmas e mbrojti deri në fund avantazhin 2-1 dhe fitoi ndeshjen. Disfatë e papritur dhe mjaft e hidhur kjo për skuadrën e Hansi Flik, e cila duket në njëlloj krize tashmë. Kjo ishte goditja e radhës pas disfatës kundër Real Sociedadit dhe barazimit ndaj Selta Vigos.

Edhe këtë javë e ruan kreun e La Liga-s, por tashmë i jep shansin Realit të Madridit t’i afrohet me minus një pikë, nëse fiton duelin e javës së 15 ndaj Getafe, ditën e nesërme, në “Santiago Bernabeu”.

barcelona las palmas la liga

Lini një Përgjigje