
Gjysmëfinalja e Kupës së Turqisë mes Samsunsporit dhe Trabzonsporit është mbyllur pa gola në kohën e rregullt (0–0), duke e çuar përballjen në shtesë.
Në minutën e 72-të të takimit, trajneri aktivizoi sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, i cili rikthehet në fushë pas një periudhe mungese për shkak të problemeve fizike. 25-vjeçari nuk ishte aktivizuar në tre ndeshjet e fundit, por tashmë duket se ka lënë pas dëmtimin.
Muçi ishte pranë një momenti vendimtar në minutën e 92-të, kur provoi të realizonte nga një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm. Topi përfundoi jashtë kuadratit me një diferencë minimale, duke i mohuar golin.
Pavarësisht se nuk arriti të shënojë, paraqitja e tij në minutat e pakta në dispozicion konsiderohet një sinjal pozitiv për formën fizike dhe rikthimin e instinktit sulmues.
Lini një Përgjigje