TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2026, 18:44

Skandali me eskortat, avokatët e Kalafiorit mohojnë përfshirjen e mbrojtësit italian: Nuk ka asnjë lidhje me gjithë këtë histori

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me eskortat, avokatët e Kalafiorit mohojnë përfshirjen e

Futbolli italian po përballet me një situatë të ndërlikuar pas zbulimit të një skandali që lidhet me shërbime eskortash, ku në qendër të hetimeve është agjencia e eventeve “Ma.De”. Autoritetet po hetojnë këtë strukturë për dyshime mbi favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Në orët e fundit, në media janë publikuar emra të disa futbollistëve që dyshohet se mund të kenë përfituar nga këto shërbime. Mes tyre është përmendur edhe mbrojtësi i Arsenalit, Rikardo Kalafiori, i cili ka reaguar përmes studios ligjore “Conte”.

Përfaqësuesit ligjorë të lojtarit kanë dalë me një deklaratë zyrtare, duke mohuar në mënyrë kategorike çdo përfshirje të klientit të tyre në këtë çështje. Sipas tyre, emri i Kalafiorit nuk figuron në asnjë dokument zyrtar të hetimit që po zhvillohet ndaj personave të përfshirë.

Duam të nënvizojmë se emri i klientit tonë nuk shfaqet në asnjë akt të hetimit që është duke u zhvilluar për zotërinjtë Butini-Ronçi dhe aktiviteteve të tyre, i cili duhet t’i vërë theksin të vetmes rrethanë objektive të njohur, dmth që Z.Kalafiori nuk ka asnjë lidhje me të gjithë këtë-theksonin ndër të tjerat avokatët e futbollistit të Arsenalit. Edhe pse specifikohet se emri i Kalafiorit nuk është rezultat i një kontrolli dokumentat, por një kërkim për fjalë kyçe siç theksohet në dekretin e kërkimit, është vërtetë shqetësues fakti që gjithsesi emri i tij u publikua, pavarësisht çdo kujdesi apo etike profesionale. Për më tepër, nuk ka interes publik për shpërndarjen e një lajmi që vetëm i tillë nuk është, duke qenë se hetimi, për të cilin janë bërë publikime të pakujdesshme, nuk e prekin Z. Kalafiori sepse absolutisht nuk ka asnjë lidhje', përfundojnë avokatët e futbollistit të Arsenalit.

Avokatët kanë shprehur gjithashtu shqetësim për publikimin e emrit të lojtarit në media, duke theksuar se ai është përmendur jo si rezultat i dokumenteve hetimore, por si pasojë e një kërkimi me fjalë kyçe.

Sipas tyre, publikimi i këtyre informacioneve ngre pikëpyetje serioze mbi etikën profesionale dhe mungesën e interesit publik, pasi hetimi në fjalë nuk e përfshin Kalafiorin në asnjë mënyrë.

rikardo kalafiori mbrojtësi italian skandali me eskortat

Lini një Përgjigje