TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2026, 17:21

Tirana i “fut ethet” Partizanit, bardheblutë provokojnë rivalët me një poster simbolik dy ditë para derbit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tirana i “fut ethet” Partizanit, bardheblutë provokojnë

Tirana dhe Partizani do të përballen të shtunën, më 25 prill, në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Reagimi para ndeshjes

Dy ditë përpara derbit, klubi i Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale, duke rritur temperaturën e përballjes. Bardheblutë kanë publikuar një poster, që shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë për rivalët e Partizanit.

Në imazhin e shpërndarë, stadiumi “Air Albania” paraqitet i veshur në ngjyrat bardh e blu, duke theksuar identitetin e Tiranës. Në plan të parë janë vendosur tre lojtarë të skuadrës: Redon Xhixha, Serzh Tabeku dhe Diar Halili.

Derbi i kryeqytetit pritet të jetë vendimtar në ecurinë e kampionatit, ndërsa të dyja skuadrat synojnë rezultate pozitive në këtë fazë të fundit të sezonit.

tirana partizanit derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje