
Barcelona ka konfirmuar një goditje të rëndë për fundin e sezonit: Lamin Jamal nuk do të jetë më i disponueshëm pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Selta Vigos.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, testet mjekësore kanë vërtetuar se sulmuesi 18-vjeçar ka pësuar një dëmtim në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet trajtimit dhe nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi thekson se rikthimi i tij pritet në kohë për Botërorin.
Dëmtimi ndodhi menjëherë pas një momenti vendimtar në ndeshjen kundër Selta Vigos, ku Jamal shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë. Sipas raportimeve, ai shfaqi shqetësim fizik teksa po përgatitej të festonte, çka më pas u konfirmua si dëmtim serioz.
Me sezonin e mbyllur para kohe, Jamal pritet të përqendrohet në rikuperimin e plotë me synim pjesëmarrjen në Botëror, që do të ishte i pari në karrierën e tij. Ai është pjesë e përfaqësueses së Spanjës, me të cilën ka fituar edhe Kampionatin Europian të fundit.
Lini një Përgjigje