
Bajerni i Mynjihut ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Bajer Leverkusenit, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, duke siguruar kualifikimin për në finale. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Bay Arena” përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës bavareze.
Goli i parë i sfidës u realizua në minutën e 22-të nga sulmuesi anglez Herri Kejn, i cili shfrytëzoi një rast të mirë për të kaluar në avantazh ekipin e tij. Leverkuseni tentoi të reagonte, por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara.
Në minutat shtesë të takimit, ishte Luiz Diaz ai që vulosi përfundimisht rezultatin, duke shënuar golin e dytë në minutën e 93-të, me Bajernin që vijon të ëndërrojë për realizimin e tripletës së trofeve.
Me këtë fitore, Bajerni i Mynihut siguron një vend në finalen e Kupës dhe tashmë pret të mësojë kundërshtarin, i cili do të dalë nga përballja mes Shtutgartit dhe Frajburgut, takim që do të luhet nesër në orën 20:45.
Lini një Përgjigje