TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2026, 21:58

“Ruleta” e penalltive ‘vret’ Elbasanin, Egnatia mposht verdheblutë dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Ruleta” e penalltive ‘vret’ Elbasanin, Egnatia mposht

Egnatia ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Elbasanin pas ekzekutimit të penalltive në stadiumin “Elbasan Arena”. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ashtu si në ndeshjen e parë, ndërsa edhe shtesat nuk prodhuan fitues, duke e çuar sfidën drejt goditjeve nga pika e bardhë, ku skuadra rrogozhinase u tregua më e saktë.

Gjithçka nisi mirë për Egnatian, duke shënuar me Grudën që në minutën e 11-të. Ndërkohë që në minutën e 58-të, Musta shënoi golin e barazimit për skuadrën e Elbasanit. Por, pas kësaj minute, dukej sikur skuadrat nuk patën më forcë për të shënuar një tjetër gol.

120 minuta lojë u mbyllën në barazim, teksa në penallti, rrogozhinasit u treguan më të saktë. Në serinë e 11-metërshave, lojtarët e drejtuar nga Edlir Tetova u treguan më të saktë, duke siguruar kështu kualifikimin për në finale, ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Vllaznia-Dinamo. Ndeshja e parë e luajtur në kryeqytet është mbyllur në barazim 1-1.

egnatia elbasani kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje