TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2026, 21:12

PSG rikthehet te fitorja dhe fillon shkëputjen, Elçe mposht Atletikon dhe i largohet zonës së rënies

Shkruar nga Pamfleti

PSG rikthehet te fitorja dhe fillon shkëputjen, Elçe mposht

PSG-ja ka reaguar pas humbjes së fundit në kampionat, duke u rikthyer te fitorja në Ligën 1. Skuadra pariziene triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Nantës në “Parc des Princes”, në një ndeshje të prapambetur.

Protagonist absolut ishte Khviça Kvaratskhelia, i cili realizoi dy gola, njëri prej tyre nga pika e penalltisë. Fitoren e vulosi edhe Dezajër Due me një gol të tretë. Me këtë sukses, ekipi i drejtuar nga Luis Enrike kryeson renditjen me 66 pikë, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Lens.

Në Spanjë, situata është më e ndërlikuar për Atletikon e Madridit. Skuadra madrilene pësoi humbjen e katërt radhazi, duke u mposhtur 3-2 nga Elçe në javën e 32-të të La Ligës.

Atletiko kaloi i pari në avantazh në minutën e 10-të me Niko Gonzalez, por vendasit reaguan shpejt duke përmbysur rezultatin me golat e Afengruber në minutën e 19 dhe Andre Silva në minutën e 33. Ky i fundit shënoi nga penalltia, pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë nga Tiago Almada, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2.

Në fraksionin e dytë, Elçe gjeti golin vendimtar në minutën e 75-të, sërish me Andre Silva, duke siguruar një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Pas këtij rezultati, Elçe ngjitet në vendin e 15-të, ndërsa Atletiko e Madridit mbetet në vendin e katërt me 57 pikë.

psg nantë atletiko madrid elçe

Lini një Përgjigje