
Dy futbollistët shqiptarë, Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica, janë përballur me një situatë të pazakontë dhe të tensionuar në Ukrainë, teksa po përgatiteshin për një ndeshje zyrtare.
Gjatë nxehmjes para përballjes mes Metalist 1925 dhe Çernihiv, në stadiumin e Zhitomirit u aktivizuan sirenat e alarmit ajror. Pamjet e publikuara tregojnë momentet e ankthit, kur lojtarët, stafet teknike dhe tifozët u detyruan të largohen menjëherë nga ambientet e fushës për arsye sigurie.
Për shkak të situatës, gjysmëfinalja e Kupës së Ukrainës, e parashikuar të zhvillohej në orën 17:00, u shty përkohësisht. Më vonë, organizatorët njoftuan se sfida do të nisë në orën 19:10.
Në radhët e Metalist 1925 bëjnë pjesë edhe Itodo Mandela dhe Kristian Mba. Klubi në fjalë është dalluar në dy vitet e fundit për investimet te lojtarët që vijnë nga kampionati shqiptar.
Lini një Përgjigje