TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2026, 19:05

Çelsi nuk pret fundin e sezonit, shkarkon trajnerin që emëroi në janar; mësohet emri i teknikut të ri të londinezëve

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi nuk pret fundin e sezonit, shkarkon trajnerin që emëroi

Klubi i Çelsit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Liam Rosenior, vetëm katër muaj pas emërimit të tij në krye të ekipit. Vendimi erdhi pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Brajtonit, në një moment kur forma e skuadrës ka qenë në rënie të ndjeshme.

Rosenior mori drejtimin e londinezëve më 6 janar 2026, pas largimit të papritur të Enco Mareskës në ditën e parë të vitit. 41-vjeçari, i ardhur nga Strasburgu, firmosi një kontratë afatgjatë prej pesë vitesh e gjysmë, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Megjithatë, ai u largua pas vetëm 23 ndeshjesh në krye të ekipit.

Vendimi i klubit lidhet drejtpërdrejt me rezultatet e fundit. Çelsi ka regjistruar pesë humbje radhazi në kampionat, duke rënë nga zona e kualifikimit për Champions League dhe duke rrezikuar edhe pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e klubit theksuan se vendimi nuk ka qenë i lehtë:

Ky nuk ka qenë një vendim që klubi e ka marrë lehtë, megjithatë rezultatet dhe performancat e fundit kanë rënë nën standardet e nevojshme, me ende shumë për të luajtur këtë sezon.”

Klubi njoftoi gjithashtu se drejtimin e përkohshëm të skuadrës do ta marrë Kalkum MekFerlejn:

Kalkum MekFerlejn do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit me mbështetjen e stafit ekzistues të klubit, ndërsa përpiqemi të arrijmë kualifikimin europian dhe përparimin në Kupën FA.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

liam rosenior çelsi

Lini një Përgjigje