TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2026, 17:14

Tifozët kërkuan largimin e tij, Federata u plotëson dëshirën dhe e shkarkon pas miqësores me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët kërkuan largimin e tij, Federata u plotëson

Federata Ukrainase e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Sergei Rebrov, duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të kombëtares pas rreth tre vitesh.

Rebrov, i cili mori drejtimin e Ukrainës në vitin 2023, nuk arriti të përmbushë objektivin kryesor: kualifikimin në Kupën e Botës. Eliminimi në gjysmëfinalen e fazës “play-off” u konsiderua një dështim i rëndë për përfaqësuesen, duke rritur presionin mbi stafin teknik.

Gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, 51-vjeçari drejtoi Ukrainën në 34 ndeshje, duke regjistruar 16 fitore, 8 barazime dhe 10 humbje, një bilanc përgjithësisht pozitiv, por i pamjaftueshëm për të garantuar vazhdimësinë.

Pakënaqësia e tifozëve u bë e dukshme sidomos pas miqësores së fituar ndaj Shqipërisë në fund të marsit, ku u kërkua në mënyrë të organizuar largimi i tij. Megjithatë, vendimi zyrtar për ndërprerjen e kontratës u mor vetëm tri javë më vonë.

Ende nuk ka një njoftim për pasuesin e Rebrov në stolin e Ukrainës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by УКРАЇНСЬКА АСОЦІАЦІЯ ФУТБОЛУ (@uafukraine)

sergei rebrov federata ukrainase

Lini një Përgjigje