TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 13:53

Incidenti në Kakome, kompania denoncon dëmtimet në pronën private: Nuk ka asnjë bllokim plazhi për qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Në fund të deklaratës, “Riviera Kakome” u kërkon institucioneve kompetente të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa ndaj autorëve të dëmtimeve, duke vlerësuar se cenimi i pronës private ndikon negativisht te siguria juridike, investimet dhe zhvillimi i turizmit në zonë.

Incidenti në Kakome, kompania denoncon dëmtimet në pronën
Protesta në Kakome

Shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në zonën e Kakomesë, duke i cilësuar ato si sulm ndaj pronës së saj private dhe duke kundërshtuar akuzat për kufizim të aksesit në plazh.

Sipas kompanisë, disa dhjetëra persona kanë hyrë në territorin e saj, duke shkaktuar dëme në portën hyrëse, rrethimin, kabinën e rojeve dhe objekte të tjera brenda pronës. Në deklaratë thuhet se janë siguruar prova për incidentin dhe se do të ndiqen rrugët ligjore për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

“Riviera Kakome” mohon gjithashtu pretendimet se qytetarëve u është ndaluar hyrja në plazh. Kompania sqaron se kufizimi lidhet vetëm me truallin privat të rrethuar, për të cilin disponon leje ndërtimi, ndërsa rruga që të çon në bregdet ka mbetur e aksesueshme dhe plazhi është përdorur lirisht.

Në reagim trajtohet edhe çështja e pronësisë së tokave në Kakome. Kompania argumenton se pretendimet e ngritura nga banorë të Nivicës janë shqyrtuar më parë në gjykata dhe nuk janë pranuar, ndërsa thekson se sipërfaqja ku po zhvillohet projekti nuk përfshihet në pronat e kontestuara nga kundërshtarët e investimit.

Në fund të deklaratës, “Riviera Kakome” u kërkon institucioneve kompetente të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa ndaj autorëve të dëmtimeve, duke vlerësuar se cenimi i pronës private ndikon negativisht te siguria juridike, investimet dhe zhvillimi i turizmit në zonë.

Disa banorë, emigrantë të ardhur nga Greqia dhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën të dielën në Gjirin e Kakomesë, në një protestë që u shndërrua në një akt simbolik të asaj që ata e quajtën "çlirimi i Kakomesë" pas më shumë se dy dekadash konfliktesh për pronësinë.

Protestuesit shembën muret rrethuese, shkulën telat me gjemba, rrëzuan kabinat e rojeve dhe hoqën çdo gjurmë të rrethimit.

Pavarësisht tensionit të situatës, nuk u shënuan incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë.Uniformat blu qëndruan në distancë, duke monitoruar situatën dhe garantuar qarkullimin normal në aksin nacional Sarandë-Himarë.

incidentet në kakome

4 Komente

  1. T
    Tironci

    Keta jane mashtruesa. Isha une ne Kakome vjet nuk me lane te hyja per ne plazh, u desh me u dhene atyre rojeve 2 mije leke reja sigurisht per te me lene te kaloja. Tani e ka rradhen Palasa per ta kthyer ne plazh publik sic ka qene.

    1. N
      No name

      Genjejne. Per faqen e zeze te shtetit dhe kompanise bashke nuk mund te futeshe ne Kakome pa paguar nen dore rojet private. Mijera qytetare jane penguar ne keto 25 vjet te vizitojne plazhin dhe Manastirin

      1. K
        Kastriot

        2 here kisha shkuar për plazh dhe paguajta nga 10 mij lek te rojet për te kaluar me makinë Rruga te jete e lire Prona sipas ligjit ti jepet atij qe e ka në pronësi

        1. T
          Tony

          Kjo puna e parave neper plazhe ka 30 vite qe ka lulezuar. Jam skandalizuar ne plazhin e Durresit kur rrota malokut picderr me kerkoi para e thoshte qe eshte toke private. Sa do e dua me shpirt popullin e vendin tim, nganjehere me krijohet nje urejtje kur shoh veprime injorantesh si te xhunglave. Dhe me e keqja eshte se xhunglen e krijuan njerezit e pyllit e tani nuk mbahen fare qe kane marre edhe shtetin. Hiqen si trima e patriote por nuk jane aq sa mbahen. Shteti te bllokoje ligjet e tokes e prones e asnje pellembe toke te mos u shitet te huajve. Ne duan te investojne te marrin toke me qira e jo ta kethejne ne pronesi te tyre se e merr lumi pastaj. Kush i huaj do te bleje shtepi e apartament te vihen ligje strikte qe pa kaluar 20 - 30 vjet te mos u nenshtetesi Shqiptare qe te gezojne te drejten per te blere. Keto ligje i ka tere bota. Kemi mbetur sa nje grusht e po zhdukemi. Bleme shtepi ne plazhe me te drejten te shullohemi free ne plazh e pastaj horrat zaptuan plazhin e ngulen cadrfat e nuk te lene te kalosh per ne det.

          Lini një Përgjigje