TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2026, 20:51

Liverpuli konfirmoi Slot edhe sezonin e ardhshëm, Alonso kandidati kryesor për të marrë drejtimin e një tjetër klubi të madh në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli konfirmoi Slot edhe sezonin e ardhshëm, Alonso kandidati kryesor

Vendimi i Liverpuit për të vijuar me Arne Slot edhe për sezonin e ardhshëm duket se ka mbyllur përkohësisht derën për Çabi Alonson në “Anfield Road”. Trajneri bask, i cili ishte përfolur si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e “The Reds”, tashmë pritet të shqyrtojë alternativa të tjera për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve të mediave britanike, përfshirë “Daily Mail”, Alonso mund të mbetet në Premier Lig[, por këtë herë duke marrë drejtimin e një tjetër klubi të madh në Londër.

Çelsi ka zyrtarizuar së fundmi shkarkimin e Liam Rosenior, vetëm tre muaj pas emërimit të tij. Ky vendim ka hapur rrugën për një ndryshim të ri në pankinë, ndërsa drejtimin e përkohshëm të skuadrës do ta marrë Calum McFarlane deri në përfundim të sezonit.

Në këtë kontekst, drejtuesit e klubit londinez pritet të emërojnë një trajner të ri për një projekt afatgjatë, me synimin për të rikthyer ekipin në nivelet më të larta.

Burimet mediatike sugjerojnë se Çabi Alonso konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Çelsit. Emri i tij lidhet me një projekt të ri, që do të niste nga baza dhe do të synonte rindërtimin e skuadrës.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar nga klubi londinez apo nga vetë trajneri.

 

çabi alonso tekniku spanjoll çelsi

Lini një Përgjigje