TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2026, 16:37

Egnatia në kërkim të trajnerit të ri, ish-mesfushori i kombëtares pason Edlir Tetovën në krye të rrogozhinasve?

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia në kërkim të trajnerit të ri, ish-mesfushori i

Drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj, ka reaguar lidhur me spekulimet për emërimin e mundshëm të Burim Kukelit në krye të stolit të kampionëve. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai ka sqaruar se deri në këtë fazë nuk ka asnjë vendim të marrë dhe as negociata të avancuara me ndonjë kandidat.

Qendrimi zyrtar i klubit

Sipas Zenelajt, klubi është ende në fazën e vlerësimit të opsioneve dhe nuk ka asgjë konkrete sa i përket emrave që po qarkullojnë në media.

Nuk kemi asgjë të vërtetë për asnjërin. Thjesht ne jemi në diskutime me shumë trajnerë, por vendimin final do ta marrim pas përfundimit të kampionatit,” u shpreh ai.

Ai theksoi se kontaktet ekzistuese janë vetëm në nivel fillestar dhe larg një marrëveshjeje konkrete.

Deri tani nuk kemi negociata, që quhen të avancuara, me asnjë trajner. Thjesht janë diskutime paraprake,” shtoi Zenelaj.

Emri i Kukelit në qarkullim

Një nga emrat më të përfolur është ai i Burim Kukelit, aktualisht trajner i Zyrih U-21. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ka drejtuar më parë një skuadër të parë në nivel profesionist, çka e bën profilin e tij një zgjedhje potencialisht të re për Egnatian.

burim kukeli ish-mesfushori i kombëtares egnatia

Lini një Përgjigje