Franca regjistroi një fitore të pastër 3-0 ndaj Suedisë në "MetLife Stadium" në New Jersey, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.
"Gjelat" e nisën sfidën me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste të mira, por goli i avantazhit erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë. Kylian Mbappe zhbllokoi rezultatin në minutën e 45-të, duke i dhënë epërsinë Francës para pushimit.
Edhe pjesa e dytë nisi me dominimin e francezëve, të cilët dyfishuan shifrat në minutën e 53-të me anë të Bradley Barcola.
Mbappe vulosi fitoren në minutën e 74-t, duke realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Francën.
Me këtë sukses, Franca siguron një vend në fazën e 1/8-ave të Botërorit, ku do të përballet me Paraguain. Ndërkohë, Suedia e mbyll këtu rrugëtimin e saj në Kupën e Botës.
Rezultati:
Francë 3-0 Suedi
Golat: Mbappe 45', 74', Barcola 53'.
Lini një Përgjigje