TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2026, 18:22

Trump kërkoi Italinë në vend të Iranit në Botëror, refuzon Roma: Do të ndjeheshim të ofenduar

Shkruar nga Pamfleti

Trump kërkoi Italinë në vend të Iranit në Botëror,

Në 24 orët e fundit është raportuar për një propozim të bërë nga Paolo Zampolli, i dërguar special për partneritetin global i ish-presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me përfshirjen e Italisë në Botërorin 2026. Sipas mediave, Zampolli i ka kërkuar Trump që të ndikojë te presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, për të zëvendësuar Iranin me Italinë në këtë turne.

Ky propozim, sipas raportimeve, lidhet me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe me traditën e gjatë të Italisë në kompeticionet ndërkombëtare të futbollit. Megjithatë, ideja nuk është pritur pozitivisht nga opinioni sportiv dhe as nga vetë përfaqësuesit institucionalë në Itali.

Presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Luçiano Buonfilio, ka shprehur hapur kundërshtimin e tij. “Së pari, nuk mendoj se është e mundur. Së dyti, do të ndihesha i fyer. Duhet ta meritosh pjesëmarrjen në Botëror”, është shprehur ai.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri italian për Sportin, Andrea Abodi. Ai e ka cilësuar të papërshtatshme një ftesë të mundshme për Italinë, duke theksuar se pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushën e lojës dhe jo përmes ndërhyrjeve të jashtme.

Reagimet zyrtare duket se e kanë mbyllur shpejt debatin, duke e lënë propozimin pa mbështetje konkrete dhe pa gjasa për t’u materializuar.

italia kupa e botës

1 Komente

  1. D
    Donkarios Trampfemije abuzuesi (Pedofili)

    Kujton BOLE TRAMPI FEMIJEQIRESI se jane EUROPIANET si ai vete ,hahahaha… BRAVO ITALIA!!! Kujton se ben ligjin ne tere Boten,hahahaha… Fatkeqsisht i ra ne hise IRANIT me i’a ule BREKET e PORDHET ketij QENEFI. RR O F T E EUROPA !!!

    Lini një Përgjigje