TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2026, 18:34

Putin paralajmëron Perëndimin: Pa një Rusi të fortë, nuk do të ketë fare Rusi!

Shkruar nga Pamfleti
Putin paralajmëron Perëndimin: Pa një Rusi të fortë,
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po përballet me një presion të paprecedentë nga vendet perëndimore, por theksoi se këto përpjekje nuk kanë arritur t'i shkaktojnë një disfatë strategjike apo të destabilizojnë sistemin politik të vendit.

Duke folur në seancën plenare të kongresit të partisë në pushtet "Rusia e Bashkuar", Putin tha se elitat perëndimore kanë shtuar presionin ndaj Moskës pa arritur objektivat e tyre.

"Ata nuk mund të na shkaktojnë një disfatë strategjike dhe nuk mund të fitojnë në fushën e betejës. Për këtë arsye po përpiqen të destabilizojnë situatën politike dhe të nxisin trazira të brendshme. Por edhe kjo përpjekje ka dështuar", u shpreh presidenti rus.

Putin shtoi se autoritetet ruse do të ndërmarrin të gjitha masat për të mbrojtur zgjedhjet e ardhshme nga çdo përpjekje për ndërhyrje ose manipulim nga jashtë.

Në fjalimin e tij, ai iu referua edhe zhvillimeve të 25 viteve të fundit, duke e cilësuar forcimin e unitetit të shoqërisë ruse si arritjen më të rëndësishme të kësaj periudhe.

"Gjatë 25 viteve të fundit kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme dhe historike. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se është forcuar uniteti i popullit tonë, si edhe vullneti për të zhvilluar dhe fuqizuar vendin", deklaroi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Putin ritheksoi se fuqia dhe pavarësia janë, sipas tij, thelbësore për të ardhmen e Rusisë.

"Do ta përsëris: Rusia mund të jetë vetëm një fuqi e fortë dhe e pavarur. Përndryshe, nuk do të ketë fare Rusi", tha presidenti rus.

putin rusia perendimi

Lini një Përgjigje